Skënderbeu pas fitores javën e kaluar në shtëpi me Egnatian, ka 5 ndeshje tejet të vështira që kane brenda gjithë sezonin për korçarët.
Gjithçka fillon të dielën në transfertë me Bylisin, takim që duhet fituar, ndryshe në përqindje të madhe skuadra e trajnerit Ernest Gjoka shkon dëm një sezon të tërë.
Në këto 5 javë korçarët fill pas Bylisit luajnë në transfertë me Elbasanin e më pas rikthehen në shtëpi për të pritur Partizanin, takime që nuk janë aspak të lehta.
Pa u mbushur mirë me frymë, Skënderbeu me “baule” në dorë niset për të luajtur edhe dy transferta kaq të vështira, së pari atë me Vllaznine e më pas me Teutën.
4 transferta e një ndeshje shtëpie për çdo skuadër kanë vështirësinë maksimale, për Skënderbeun shumë herë më tepër.
Trajneri Ernest Gjoka beson tek lojtarët edhe për atë sepse sipas tij skuadra është rritur së tepërmi jo vetëm në lojë por ajo që është më kryesorja në interpretim.
Gjithsesi, 5 javë për korçarët kanë brenda më shumë se një sezon.


