Skënderbeu do të përballet me Partizanin në shtëpi në mesjavë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Superiore.
Sikur të mos mjaftonte kundërshtari i vështirë që është përballë, trajneri i Ivan Gvozdenovic, duhet të bëjë edhe me disa mungesa të rëndësishme.
Mbrojtësi Elvis Prençi nuk do të jetë i gatshëm, për shkak se u ndëshkua me të kuq, ndërsa do të jetë jashtë edhe Dejvid Janaqi, që plotësoi numrin e kartonëve.
Mungesë pritet të jetë edhe Albi Doka, i cili ndaj Elbasanit la fushën i dëmtuar dhe nuk dihet se kur rikuperohet.
Ndeshja Skënderbeu-Partizani, do të luhet në Korçë të mërkurën, në orën 17:00.