Skënderbeu ka shtuar një emër të ri në organikën e tij në këtë merkato verore. Mesfushori guinean Ousmane Drame ka nënshkruar me klubin korçar dhe do të jetë në dispozicion të skuadrës për sezonin e ri.
Futbollisti 25-vjeçar mbërrin në Korçë pas periudhës me Paris 13 Atletico në Francë. Ai njihet për fizikun e fuqishëm, disiplinën taktike dhe kontributin në të dyja fazat e lojës në mesfushë.
Drame ka veshur gjithashtu fanellën e përfaqësueses së Guinesë, duke sjellë në skuadrën bardhekuqe edhe përvojën e futbollit ndërkombëtar.
Me këtë afrim, klubi korçar vijon plotësimin e organikës në prag të nisjes së sezonit, me objektivin për të qenë sa më konkurrues në kampionatin shqiptar.
Burimi: korcablog.com


