Skënderbeu ka dalë fitues me rezultatin 2-0 në miqësoren ndaj Pogradecit, të luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”. Bardhekuqtë zhbllokuan ndeshjen në minutën e 11-të me një gol të bukur të Janaqit, ndërsa pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal, pavarësisht rasteve të shumta të vendasve, sidomos me protagonist sulmuesin Kazem.
Pjesa e dytë foli sërish për miqtë, që dyfishuan rezultatin në minutën e 73-të pas një autogoli të Rodrigues. Portieri Staniç shmangu një tjetër gol në minutën e 63-të, si dhe në fund ndaj tentativës së Nasr. Miqësorja u mbyll me fitoren 2-0 për Skënderbeun, që la përshtypje pozitive si në lojë, ashtu edhe në rezultat.


