Një projekt i përbashkët mes qeverisë zvicerane dhe bashkisë së Korçës ka bërë të mundur vendosjen e më shumë se 1000 ndriçueseve në rrugët e bulevardeve kryesore të qytetit si dhe disa prej fshatrave të bashkisë së Korçës.
Kryetari i bashkisë Korçë Sotiraq Filo tha se vendosja e ndriçueseve me energji të rinovueshme krahas ndriçimit, ajo që është më kryesorja, ka një kosto shumë herë më të ulur se ajo e ndriçimit të zakonshëm.
Bashkia në këtë projekt por dhe projekte të tjera pritet të realizojë ndriçimin e rrugëve jo vetëm në qytet por dhe në fshatra të tjerë të bashkisë


