Situata e reshjeve të borës është qetësuar, por ka ende rrugë që duhen pastruar nga bora. Fatmirësisht rrugët janë të kalueshme dhe nuk ka problematika.
Sotiraq Filo ka njoftuar se edhe rrugët për në fshatrat Vithkuq, Shtyllë, Panarit dhe Lubonjë janë të pastruara dhe të kalueshme.
Njoftimi i policisë;
Prej orëve të para të mëngjesit punonjësit e Shërbimeve Publike kanë ndërhyrë me mjete borëpastruese edhe në rrugët Vithkuq, Shtyllë, Panarit dhe Lubonjë.
Aktualisht nuk ka asnjë problematikë, rrugët në këto akse janë të kalueshme dhe kudo në njësitë e tjera administrative situata është e qetë.