Një 33 vjeçar nga fshati Sovjan po ndiqet penalisht pasi në çantën e tij të shpinës u gjend lëndë kanabis sativa.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. H., 33 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Maliq, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi në një çantë dyshohet se kishte vendosur një sasi të vogël me lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


