Pas arrestimit të dhëndrit Jamarbër Malltezi, duket se jo gjihçka përfundon këtu. Burime pranë Spak bëjnë me dije se edhe ndaj ish Kryeministrit Sali Berisha është vendosur masa shtërnguese “Detyrim Paraqitje” në lidhje me hetimet për ish kompleksin partizani. Gjithashtu Berishës nuk i lejohet as dalja jashtë vendit. Bashkë me Berishën masë sigurie është vendosur edhe ndaj biznesmenit Fatmir Bekteshi ndërkohë që Jamarbër Malltezi është prangosur.