Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    “Sporti nuk është luftë, është respekt” — Reagimi i administratorit të Qendrës Multifunksionale Pogradec ndaj trajnerit Orlando Koja

    Aktualitet October 29, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    “Sporti është garë, por mbi të gjitha është respekt.”

    Kështu e nis reagimin e tij publik Administratori i Qendrës Multifunksionale të Pogradecit, Dorian Latifllari, i cili i drejtohet me tone të përmbajtura por të qarta trajnerit të Dinamos, Orlando Koja, pas disa deklaratave të këtij të fundit në media që kanë ngjallur reagime në radhët e sportdashësve pogradecarë.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Latifllari thotë se ka pasur “pritshmëri të mëdha” ndaj trajnerit, jo vetëm për arsye profesionale, por edhe për trashëgiminë familjare që ai mbart.

    “Respekti im për ju vinte jo vetëm nga puna si trajner, por edhe nga mbiemri që mbani — një mbiemër që ka lënë gjurmë të mëdha në historinë e volejbollit shqiptar,” – shkruan ai.

    Megjithatë, zhgënjimi, siç pohon administratori pogradecar, ka ardhur nga mënyra se si trajneri ka zgjedhur të komentojë pas ndeshjeve:

    “Në çdo dalje tuajën, shpesh kërkoni fajin tek kundërshtari, sikur ai të mos ketë të drejtë të hyjë në fushë për të fituar. Ne, përkundrazi, kur humbasim, analizojmë gabimet tona, jo justifikimet jashtë vetes.”

    Në shkrimin e tij, Latifllari thekson se Pogradeci, pavarësisht përmasave të vogla, është një qytet që ka ditur gjithmonë të respektojë sportin dhe kundërshtarët.

    “Pogradeci është qytet i vogël, por me shpirt të madh. Ju ka pritur dhe përcjellë me respekt, si kur drejtonit Skënderbeun, ashtu edhe sot me Dinamon,” – thekson ai, duke shtuar se “asnjëherë përpjekjet tona nuk duhet të nënvlerësohen apo ironizohen”.

    Ai ndalet edhe te mënyra si duhet parë sporti në ditët e sotme:

    “Ne hyjmë në çdo ndeshje për të fituar, pse jo edhe për titullin kampion, por qëllimi ynë kryesor është ta shohim sportin si argëtim, si akt miqësie dhe respekti për publikun dhe qytetin tonë.”

    Në të njëjtën linjë, Latifllari nuk heziton të ngrejë shqetësimin për deklaratat që, sipas tij, kalojnë kufirin e frymës sportive:

    “Një trajner shkëlqen duke u marrë me trajnimin e ekipit, jo me intervista apo komente në rrjete sociale. Lërini drejtuesit e klubeve të merren institucionalisht me njëri-tjetrin,” – shkruan ai me tone këshilluese.

    Në fund, administratori i QMP Pogradec mbyll me një ironi të lehtë, përzier me frymë qytetarie dhe sportivitet:

    “Tani që keni gjetur ‘armiqtë’ tuaj në aksin Shkodër–Pogradec, po e mbyll me një shprehje shkodrane: ‘Të hyftë vedi në qef.’ Ne, si pogradecarë, do të vazhdojmë t’ju presim dhe t’ju përcjellim me respekt e mikpritje, ashtu siç i ka hije qytetit tonë të vogël e fisnik.”

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Agron Jaçe, maliqari që i dha shumë Skënderbeut

    June 21, 2023

    Pogradec/Sherr me shkopa bejsbolli, 2 persona në polici

    November 1, 2023

    Rafail Dishnica-Gërnjoti, një kampion boksi që nderon sportin korçar

    September 2, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.