Ka nisur procedimi penal për një shtetas 52 vjeçar, pasi në mjetin e tij taxi u gjetën 3 emigrantë të jashtëligjshëm.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas, për vepra të ndryshme penale
-Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. P., 52 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq, pasi në lagjen nr. 4, Pogradec, u kap duke transportuar me automjetin e tij taksi, 3 emigrantë nga Vendet e Treta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.