50 të burgosur në burgun e Drenovës nëpërmjet një peticioni i kërkojnë dy kryetarëve të grupeve parlamentare të PS Bledi Cuci dhe atij të PD Gazmend Bardhi përfshirjen e tyre në amnistinë që pritet të miratohet nga parlamenti.
Sipas të burgosurve përjashtimi i tyre nga amnistia për faktin se janë dënuar nga GJKKO ndryshe nga të burgosur të tjere të cilët janë të dënuar për të njëjta akuza por jo nga GJKKO por nga gjykatat e rretheve.
Sipas të burgosurve përjashtimi i tyre nga amnistia është antikushtetues ndaj duke mos pasur bazë ligjore të përjashtimit edhe ata duhet të përfshihen në këtë amnisti si të tjerët të dënuar për të njëjtën vepër penale


