Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Të gjitha rrugët të çojnë në Pogradec

    Kulturë July 24, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në kulmin e sezonit turistik, qyteti i Pogradecit është zgjedhur nga mijëra turistë si destinacion për të kaluar pushimet.

    Klima e freskët, kulinaria dhe çmimet më të arsyeshme se në bregdet, kanë bërë që qyteti liqenor të jetë plotësisht i rezervuar deri në javën e parë të shtatorit.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Pushuesit tregojnë se kanë zgjedhur freskisë, pastërtisë dhe çmimeve të arsyeshme. Përpos stacioneve private në Pogradec, ofrohen çadra falas në plazhin publik. Klima e freskët, ushqimi, qetësia dhe çmimet më të arsyeshme se në bregdet e bëjnë çdo vit Pogradecin një destinacion të preferuar të një numri shumë të madh turistësh.

    Megjithatë këtë vit sezoni ka qenë një sukses më vete. Qyteti liqenor është plotësisht i rezervuar nga tani deri në javën e parë të shtatorit.

    “Pogradeci sivjet është shumë mirë. Liqeni është i pastër, nuk ka derdhje të ujërave të zeza. Çadrat janë falas” shprehet një nga pushuesit.”

    “Unë jetoj në Angli. Në verë Pogradeci ka një gjë shumë të veçantë, klima qetësia. Sidomos liqeni i Pogradecit edhe çmimet janë më të lirë në krahasim me Sarandën, Vlorën”, tha një tjetër pushues.

    “U bë 20 vjet që nuk e kam parë Pogradecin. Është shumë qytet i bukur , i qetë, klima, ajri, ushqimi. Çfarë të them, më pëlqen shumë”, tha një pushues.

    Sipas të dhënave nga subjektet e hotelerisë, vizitorët më të shumte që kanë rezervuar janë nga Tirana, Elbasani, Shkodra.

    Ndërsa turistët e huaj nga Gjermania, Kosova, Polonia, Serbia, Greqia etj.

    “Pogradeci sivjet ka parametrat e duhur për zhvillimin e turizmit, por bumi është në gusht akoma nuk ka vajtur në nivelet që ka qenë në vitet e kaluar. Fillimi dhe bumi i pjesës së turistëve është gushti. Fillon nga 15 korriku e deri në fund të gushtit”, tha Dritan Hoxha, pronar i “Sherlock Irish Pub”.

    Pogradeci frekuentohet për turizmin mjekësor, sportet ujore, por nuk mungon as jeta e natës.

    “Ofrojmë turizëm ujor, turizëm malor, bëjmë dhe motor show, ofrojmë të gjithë llojet e sporteve për të afruar sa më shumë njerëz sidomos të grupmoshave të reja”, tha Hoxha.

    Sa i përket kapaciteteve mësojmë nga bashkia se janë 1800 shtretër të hotelerisë dhe rreth 1900 banesa të qytetarëve jorezident që kanë shtëpi pushimi në Pogradec. Po kështu vendasit lëshojnë dhoma plazhi me qira, por ende nuk ka të dhëna për numrin e shtretërve të tyre.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    kryesore Turizëm
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.