Grupi “Unyo” nga Shqipëria fiton çmimin e parë në EUCodeWeekHackathon, organizar nga Komisioni Europian.
Unyo zgjodhi të adresojë një sfidë sociale, ku përmes inovacionit dhe teknologjisë, krijuan një sistem edukimi të përshtatshëm për nevojat e fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara.
“Me hapjen e Qendrës së Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Ministria jonë është e vendosur për të mbështetur talentet në fushën e teknologjisë dhe inovacionit, si një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një mjedisi të përkrahjes dhe zhvillimit të talentit teknologjik në vend”– ka shkruar mimistri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.


