Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Reforma e re territoriale: Rreziku i shkrirjes për Bashkinë Maliq

    August 15, 2026

    Sevasti Qiriazi dhe rruga e arsimimit të vajzave shqiptare

    August 15, 2026

    Zjarr në një banesë pranë Selman Stërmasit në Tiranë

    August 14, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Të rrosh me 60 mijë lekë në muaj…

    Aktualitet December 19, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Nënë Nizaqetja sot më tregoi sesi mund të jetosh me vetëm 60 mijë lek të vjetra në muaj, nga ndihma ekonomike.

    “Gjysmë copë sallam, njëçik djathë që e bëj vetë, një fetë bukë – ky është racioni i çdo dite në shtëpinë time” – me tha

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Varfëria nisi që kur ndërroi jetë im shoq. Djalin nuk ka punë, nuk e marrin, merret me dy dhi e tre cjapë. Nga qumështi tyre bëj djathin.

    I kërkova Zotit sëmundjen e keqe, të më merrte nga kjo jetë por m’u sëmurën nipërinjte – të dy i kam me epilepsi.

    Më vjen keq dhe për nusen e shkretë, s’ka lavatriçe, është plevitia këtu ku jemi ne, dëborë, i lan leckat me dorë.

    Nipërinjve nuk u kam marrë ilaçe. Nuk kam lek.

    Akseli është i preferuari i nënës. Na kanë dhuruar një televizor të vogël e rri gjithë ditën aty, i sheh me vëmendje. Edhe nipi tjetër shkon në shkollë në klasën e tretë, por është sëmurur disa herë në klasë dhe i vjen turp. Nuk e kuptojnë fëmijët epilepsinë.

    Dua të vdes mor bir. Nuk ja dal dot më. Shikoje si është shtëpia.

    E rrënuar.

    Ja çfarë hëngra drekë sot, më sollën ca piperka, i skuqa me vaj që e përdor dy tre herë. S’kam. Ç’të bëj? Zjarrin e ndez vetëm në darkë. Drutë i merr nusja me djalin në mal, kanë hall se i kap policia.

    Ne nuk i shesim jo, i duam të ngrohemi. Vajti me 65 metri i druve, ku ti gjejmë?

    Ah mor bir, dua të vdes.”

    Mi shpjegoi të gjitha këto me një frymë. Sikur po i ankohej Zotit, a nuk e di.

    Doja të merresha pak me Akselin, se rrinte i vëmendshëm në televizor. Nuk e ngacmova shumë se sikur po e bezdisja dukej.

    U ngrit, ma dha dorën fuqishëm dhe shkoi prap në televizori.

    Mund të rrosh me 60 mijë lek te vjetra ne Shqipëri, ose, mbijeton, ose, vdes për se gjalli e uron vdekjen çdo sekondë…

    Leminot, Maliq – Dhjetor, 2023

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Reforma e re territoriale: Rreziku i shkrirjes për Bashkinë Maliq

    August 15, 2026

    Zjarr në një banesë pranë Selman Stërmasit në Tiranë

    August 14, 2026

    Stuhi e fortë në Pogradec, vërshojnë ujërat në rrugë e biznese

    August 14, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Reforma e re territoriale: Rreziku i shkrirjes për Bashkinë Maliq

    August 15, 2026

    Sevasti Qiriazi dhe rruga e arsimimit të vajzave shqiptare

    August 15, 2026

    Zjarr në një banesë pranë Selman Stërmasit në Tiranë

    August 14, 2026

    Stuhi e fortë në Pogradec, vërshojnë ujërat në rrugë e biznese

    August 14, 2026

    Sanksionohet drejtuesi i kamionit në aksin Pogradec-Qafë Thanë

    August 14, 2026

    Zjarret në vend: Katër vatra problematike dhe ndërhyrja nga ajri

    August 14, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Reforma e re territoriale: Rreziku i shkrirjes për Bashkinë Maliq

    August 15, 2026

    Stuhi e fortë në Pogradec, vërshojnë ujërat në rrugë e biznese

    August 14, 2026

    Sanksionohet drejtuesi i kamionit në aksin Pogradec-Qafë Thanë

    August 14, 2026
    Më të klikuarat

    Letra e kolonelit francez për liqenin e Ohrit

    August 14, 2023

    Humb jetën 30-vjeçari Kërtis Rizvani, mbytet pasi u hodh nga varka në Pogradec

    August 10, 2026

    Natë e trazuar në Lezhë: Të shtëna në Laç dhe tritol në Shënkoll

    August 10, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.