Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    “Te Uçkat si dikur” – Tradita, kujtimet dhe sportet ujore rikthehen në plazhin historik të Pogradecit

    Aktualitet July 20, 2025
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Fundjava në plazhin më të vjetër të qytetit, te “Uçkat”, solli emocione të veçanta për qytetarët e Pogradecit dhe pushuesit e shumtë që zgjodhën bregun e liqenit për të kaluar ditët e verës. Aktiviteti “Te Uçkat si dikur” riktheu atmosferën e hershme të këtij vendi historik, që dikur ishte skenë e përditshme e fëmijërisë pogradecare dhe ku janë xhiruar filma si “Mëngjese Lufte”.

    Fëmijët kapën peshk me vazo, të rinjtë garuan në not, ndërsa pushuesit patën mundësinë të përjetonin stilin tradicional të jetës në breg të liqenit dikur. Rita Topulli, një pogradecare e hershme, ndau me emocion kujtimet e saj nga fëmijëria:
    “Që në mëngjes e deri në darkë si rosat rrinim, zinim peshk me vazo… Ky ishte vendi më i bukur që ekzistonte atë kohë. Jam e kënaqur që po ripërsëritet historia dhe shohim fëmijërinë tonë.”

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Një pushuese ndau për herë të parë eksperiencën e saj me këtë mënyrë tradicionale peshkimi:
    “Asnjëherë nuk kisha kapur kështu, kisha parë mamin tim… ishte argëtuese dhe u bashkova me fëmijët.”

    Pjesë e aktivitetit ishin edhe dy emra të njohur të sportit të notit në Pogradec, Liljana Busho dhe Sotiraq Iftica, të cilët folën për rikthimin e sportit të notit në qytet dhe përfshirjen e brezit të ri në këtë traditë të hershme.
    “Na riktheu kohën e 58 viteve më parë. Është nostalgji për fëmijët dhe duhet më shumë mbështetje për notin,” tha Busho.
    Ndërsa Iftica shtoi:
    “Ky vend është pjesë e historisë së qytetit. Sot kemi disa grupe noti dhe organizojmë maratonën për nder të Agron Ruvinës.”

    Pjesë e veçantë e ditës ishte edhe ekspozita historike me fotografi të rralla nga pushtimi francez dhe koleksioni i fotografit pogradecar Misto Cici, që sjellin atmosferën e këtij plazhi që prej një shekulli më parë.

    Drejtori i Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore në bashki, Ledjan Zeqollari, u shpreh:
    “Ekspozita e sjell këtë plazh ashtu siç ka qenë, përmes fotove autentike të kohës, një pasuri e vërtetë për historinë dhe identitetin tonë.”

    E pranishme në aktivitet ishte edhe një turiste franceze, e cila po viziton Shqipërinë për herë të parë dhe ndau përshtypjet e saj pozitive për Pogradecin:
    “Kam qenë në Shkodër, Ksamil, Korçë, dhe tani në Pogradec. Më pëlqen shumë liqeni, mikpritja, ushqimi. Është një vend që të qetëson.”

    Plazhi i “Uçkave”, i rijetësuar vitet e fundit, tashmë ofron jo vetëm argëtim, por edhe një kënd kulturor ku vizitorët mund të shohin fotot e 21 filmave të xhiruar në Pogradec dhe të prekin nga afër trashëgiminë peshkarese me instalacionin e rrjetave tradicionale.

    “Te Uçkat si dikur” nuk është thjesht një aktivitet veror – është një udhëtim në kohë që bashkon brezat me historinë dhe identitetin e qytetit buzë liqenit.”

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    aktivitet Histori kryesore pogradec slide te Uçkat Traditë Turizëm
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023

    Kodi i ri Penal, Ulsi Manja zgjedh të njihet me të nga Pogradeci

    September 14, 2023

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.