Një i mitur ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar lëndë helmuese në banesën e tij. Policia e Korçës ka referuar materialet në Prokurori për vlerësim. Aktualisht, i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr kujdes mjekësor.
Njoftimi i Policisë:
DVP Korçë
Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori për një të mitur, pasi ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar lëndë helmuese, në banesë.
Aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.