Mbërrin në gjykatën e Korçës, 46 vjeçari Aleko Myrtollari, i cili mbrëmjen e së shtunës plagosi rëndë me thikë bashkëshorten e tij Marjola Myrtollarin.
46 vjeçari pritet të njihet me masën e sigurisë “arrest në burg” e cila u dha pas ngjarjes nga gjykata e Korçës në mungesë.
Burime nga prokuroria e Korçës bëjnë të ditur se organi i akuzës në kërkesën për njohjen për masën e sigurisë që i ka dërguar gjykatës, do të kërkojë që Myrtollari të mbetet në burg deri në përfundim të hetimeve.


