Punonjës të administratës, burra dhe gra kanë mrshuar në qytetin e Ersekës për t’i kujtuar gjinisë femërore për një eko, për një mamografi, për të kontrolluar shëndetin e tyre.
Kanceri i gjirit nuk prek vetëm në tetor, ndaj thirrja e tyre ishte “Kontrollohu”.
Prej 15 vitesh YWCA organizon fushata ndërgjegjësuese për gratë, por dhe në ndihmë të grave të prekura nga kanceri. Janë pothuajse 700 raste të reja çdo vit që diagnostikohen me sëmundjen vdekjeprurëse. Ajo kërkon që të lehtësohen kostot financiare për një grua që përballet me kancerin e gjirit.
“Tetori rozë kulmoi sot me marshimin e sensibilizimit nga bashkia Kolonjë dhe njësia e kujdesit shëndetësor Kolonjë dhe shkollat e qytetit” – ka shkruar Isai në rrjetin social facebook.


