Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Sevasti Qiriazi dhe rruga e arsimimit të vajzave shqiptare

    August 15, 2026

    Zjarr në një banesë pranë Selman Stërmasit në Tiranë

    August 14, 2026

    Stuhi e fortë në Pogradec, vërshojnë ujërat në rrugë e biznese

    August 14, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Thërrasim turistët, por iu servirim vdekjen

    Aktualitet September 20, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Pesë, gjashtë, shtatë milionë turistë apo edhe dhjetë janë shifrat që raportohen periodikisht nga institucionet shqiptare për këtë sezon.

    Por aq sa shtohet numri i tyre aq del më në pah se nuk jemi gati për këtë fluks turistësh, si në shërbim, infrastrukturë apo çdo gjë tjetër.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Turistë që vdesin në veri në guida turistike, pasi mungojnë shtigjet e markuara, në det turistë të mbytur se mungon siguria në plazhe, sherre me pronarët e palzheve se vemë peshqirët dhe më e tmerrshmja rrugë pa siguri, tabela dhe shoferë që ikin si të çmendur duke shkelur çdo normë të qarkullimit rrugor.

    Dje, një e re italiane, 33 vjeçe, vdiq tragjikisht në aksident rrugor pasi u përplas nga makina në aksin rrugor Lin-Pogradec. Ajo kishtë dëgjuar dhe lexuar se duhet ta vizitonte Shqipërinë, “Maldivet e Ballkanit”, por në ato rreshta nuk kishte lexuar se jeta e saj mund të mbaronte me shpejtësinë e dritës, pasi shoferat këtu nuk zbatojnë rregullat e shpejtësisë. Pasi shijoi një drekë buzë liqenit i hipi motorrit për të vijuar vozitjen, pa e ditur se do të ishte e fundit sapo të dilte në rrugë.

    Vdiq, e vramë, ja morëm jetën, dhamë një mesazh që ne nuk jemi gati, duam vite të jemi njerëz normalë, pasi ja shkelim gazit pa marrë parasysh se vrasim njerëz. Diku nëpër portalet italiane mund të ketë tituj “Italianja shkoi të vizitonte Shqipërinë por mori vdekjen”! Edhe sa? Deri kur? Kur do të kuptojmë se të jesh vend turistik duhet të civilizohesh në çdo drejtim?

    Një muaj më parë në Qafë Thanë një turist gjerman u përplas keqas teksa voziste me motorr, pothuajse u paralizua nga mjeti që e drejtonte një riosh mendjelehtë që i duket rruga si pistë e Formula 1.

    Por nëse vjen nga Qafë Thana drejt Korçës ka me dhjetra kryqëzime, dalje e hyrje në rrugë pa sinjalistikë, karroca dhe biçikleta pa asnjë stop ndriçues, janë rrugët njësoj si te filmi Squid Game ku mund të gjesh vdekjen në gabimin më të vogël.

    A duam turizëm? Atëherë dreqi e marrtë bëni gjënë minimale, jepni siguri në male, plazhe dhe rrugë. Mos shisni shifra ardhjesh por shikoni shifrat e vdekjeve, asnjë turist apo familje e tyre nuk ua ka borxh që të marrë pas një kuti druri me të afërmin e tyre të vdekur brenda.

    O bëjeni, o lëreni fare, nuk mundet që të flasim për turizëm në një kohë që iu servirim vdekjen sapo shkelin këtu!

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Zjarr në një banesë pranë Selman Stërmasit në Tiranë

    August 14, 2026

    Stuhi e fortë në Pogradec, vërshojnë ujërat në rrugë e biznese

    August 14, 2026

    Sanksionohet drejtuesi i kamionit në aksin Pogradec-Qafë Thanë

    August 14, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Sevasti Qiriazi dhe rruga e arsimimit të vajzave shqiptare

    August 15, 2026

    Zjarr në një banesë pranë Selman Stërmasit në Tiranë

    August 14, 2026

    Stuhi e fortë në Pogradec, vërshojnë ujërat në rrugë e biznese

    August 14, 2026

    Sanksionohet drejtuesi i kamionit në aksin Pogradec-Qafë Thanë

    August 14, 2026

    Zjarret në vend: Katër vatra problematike dhe ndërhyrja nga ajri

    August 14, 2026

    Cilësia e ujërave bregdetare në Shqipëri shënon rënie të fortë

    August 14, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Stuhi e fortë në Pogradec, vërshojnë ujërat në rrugë e biznese

    August 14, 2026

    Sanksionohet drejtuesi i kamionit në aksin Pogradec-Qafë Thanë

    August 14, 2026

    Zjarret në vend: Katër vatra problematike dhe ndërhyrja nga ajri

    August 14, 2026
    Më të klikuarat

    Letra e kolonelit francez për liqenin e Ohrit

    August 14, 2023

    Humb jetën 30-vjeçari Kërtis Rizvani, mbytet pasi u hodh nga varka në Pogradec

    August 10, 2026

    Natë e trazuar në Lezhë: Të shtëna në Laç dhe tritol në Shënkoll

    August 10, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.