Dueli i sotëm mes Tiranës dhe Skënderbeut që mbyll javën e shtatë të Superiores, është një sfidë e mirëfilltë për t’iu bashkuar grupit të skuadrave që luftojnë për katërshen e parë në renditje.
Bardheblutë, jashtë çdo lloj parashikimi nuk kanë arritur ende t’u gëzohen fitores së parë në këtë kampionat. Ndërsa Skënderbeu, pavarësisht ndeshjeve të mira që ka bërë, ashtu si bardheblutë përsëri është në zonën e skuadrave që rrezikohen nga përfshirja në luftën për mbijetesë.
LIVE TIRANA-SKËNDERBEU 2-1
46′, 72′ Prengaj / 38′ (p) Rashica
NGJARJET KRYESORE
78’ Doka dhe Krasniqi marrin vendin e Vangjelit dhe Janaqit në radhët e Skënderbeut.
72’ GOOOL TIRANA! Prengaj nga e majta niset me shpejtësi drejt zonës dhe me një gjuajtje me të djathtën mposht Alian.
70’ Zharmuni i dëmtuar del nga fusha duke i bërë vendin Bajroviç.
68’ Top në thellësi për Nikajn, këtë herë Selmani kontrollon sferën.
68’ Kola pason mbrapa për Selmanin i cili hutohet dhe thuajse lejon topin të shkonte në rrjetë. AI ndal në kohë topin para se të kalonte plotësisht vijën fatale të portës.
60’ Aksion i shkëlqyer i Rashicës nga e majta, ai shmang dy mbrojtës dhe gjuan, por Selmani me këmbë shpëton portën e tij nga një gol i sigurt.
56’ Vaskez i lë vendin në fushë Dumfur në radhët e Skënderbeut.
52’ Harkim i Gjumsit nga e djathta, Zharmuni me kokë kalon topin mbi traversë.
46’ GOOOL TIRANA! Prengaj merr topin nga e majta dhe lëshon një gjuajtje të pakapshme për Alian.
46’ Gjumsi dhe Ndreca hyjnë në vend të Haxhiut dhe Micit në radhët e Tiranës. Ndërkohë, Pecani merr vendin e Juri Merlim te Skënderbeu.
45’+4’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Skënderbeut.
45’+3’ Harkime radhazi në zonën e Skënderbeut, bardheblutë pretendojnë për një prekje topi me dorë në zonë, por Jorgji bën shenjë që loja të vazhdojë. (VIDEO)
45’+2’ Abah ul topin në zonë, Prençi largon rrezikun.
45’+1’ Tirana sulmon me shumë forca, por nuk ia del të gjejë më hapësira para portierit Alia për të tentuar portën.
45’ Jepen 4 minuta shtesë.
43’ Bismark ndëshkohet me karton të verdhë për faull ndaj Selmanit.
43’ Soler i dëmtuar i lë vendin në fushë Metës në radhët e Tiranës.
38’ GOOOL SKËNDERBEU! Rashica shënon me penallti. (VIDEO)
34’-37’ Rashica rrëzohet në zonë pas një depërtimi nga e majta. Enea Jorgji i tregon kartonin e verdhë për simulim sulmuesit, por më pas ai ftohet të shohë pamjet me VAR për një kontakt me Haxhiun. Kryesori sheh pamjet në ekran dhe në fund ndryshon mendimin duke dhënë penallti e hequr kartonin e verdhë.
29’ Aksion i shpejtë i Prengës nga e majta, me Alian i cili devijon gjuajtjen e tij. Sfera shkon te Abah në krahun tjetër, por edhe ai gjen përgjigjen e portierit para se Prengaj të gjente rrjetën e jashtme me tentativën e radhës.
26’ Juri nxjerr Bismark të vetëm para portës, gjuajtja e sulmuesit është tërësisht e gabuar.
18’ Haxhiu niset me shpejtësi drejt zonës kundërshtare, ndërhyrje vendimtare e Vangjelit i cili shpëton skuadrën e tij.
12’ Ismajli nga e majta nis një harkim perfekt për Haxhiun në shtyllën e dytë, por anësori i djathtë i Tiranës nuk ka shënjestrën e duhur për të mposhtur Alian.
7’ Tirana sulmon nga ana tjetër me devijimin e Zharmuni që ndalet nga Vaskez.
6’ Harkim nga e djathta në zonën e Tiranës, Juri nuk ia del të gjuajë pas një kontakti me Soler.
4’ Jonuzi nis topin mirë në të djathtën për Haxhiun i cili gjuan fluturimthi por nuk gjen portën.
1’ Nis dueli në “Air Albania”.
FORMACIONET ZYRTARE
TIRANA: Selmani, Mici, Kola, Dembele, Ismajli, Soler, Jonuzi, Haxhiu, Frangaj, Abah, Zharmuni.
Trajneri: Bledi Shkëmbi
SKËNDERBEU: Alia, Vaskez, Prençi, Rabiu, Gërço, Vangjeli, Janaqi, Merlim, Rashica, Nikaj, Bismark.
Trajner: Ivan Gvozdenoviç