Vota fuqia e zgjedhësve sot, Gëzim Topçiu thirrje banorëve të bashkisë Maliq të dalin masivisht në votime.
Kryetari i bashkisë Maliq dhe njëherazi kandidat i PS nē këto zgjedhje vendore, u ka bërë thirrje banorëve të kësaj Njësie Administrative të dalin masivisht në votime për të ushtruar fuqinë e të drejtës së tyre.
“Vota është fuqia e gjithësecilit prej nesh për të vendosur të ardhmen!
Ftoj të gjithë qytetarët e Bashkisë Maliq të dalin masivisht në votime dhe me vullnetin e tyre të lirë të zgjedhin drejtuesin e 4 viteve të ardhshme.
Kjo ditë duhet të jetë ditë qytetarie europiane për të gjithë ne, pavarësisht bindjeve politike“- është shprehur Gëzim Topçiu.


