Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm fshatin Kreshpanj të bashkisë Maliq.
33-vjeçari M. H., me profesion mësues në kryeqytet, i ka dhënë fund jetës në banesën e prindërve të tij, ku kishte ardhur prej disa ditësh.
Sipas burimeve, ai është vetëvrarë duke përdorur armën e gjahut të të atit, në një moment të tronditjes së thellë psikologjike.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe motivet e kësaj tragjedie.


