Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Trajneri Ervin Rota rikthen sportin e bukur të tenisit në qytetin e Korçës

    Aktualitet March 27, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Qyteti i Korçës ka një histori shumëvjeçare sa i përket sportit, e nuk njihet vetëm për futbollin, por vitet e fundit ka patur një shtrirje edhe në sportet e tjera, siç është tenisi.

    Ky sport ka ekzistuar në Korçë që para viteve 1940, me protagonistë të huajt dhe po ashtu femrat, që konsiderohej tabu në atë kohë. Fillimisht, trajneri Ervin Rota tregon për CNA Tv pak nga historia e këtij sporti.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Sporti i tenisit në qytetin tonë ka ekzistuar para viteve ’40. Në fillim është luajtur nga të huajt që kanë qenë në Korçë, ka patur edhe femra që e luanin këtë sport, për kohën ka qenë një gjë shumë e madhe.

    Tenis kanë patur dy qytete, Shkodra dhe Korça, dhe më pas edhe Tirana që ka patur klubin më të madh për shkak të ambasadave atje.

    Të gjithë të huajt që kanë qenë prezent në Korçë e kanë nisur tenisin, dhe ka ngelur si traditë. Më pas, në kohën e komunizmit është stopuar, sepse quhej si sport borgjez, dhe u rihap më vonë në momentin që u bë një fushë tenisi këtu në qytetin tonë.”

    Ervini është pikërisht trajneri që ka rikthyer sportin e veçantë të tenisit në Korçë, duke i hapur qytetit dhe banorëve të tij, një tjetër derë.

    Ervin Rota prej shumë vitesh ka qenë i angazhuar në sportin e atletikës dhe atë të skive, por ëndrra për sportin e tenisit nuk mbeti thjesht aq, pasi më në fund ai sot ka “Tenis Korça”, klubin e vetëm të tenisit në qytet.

    “Ky është një sport që unë e kam patur qejf që fëmijë. Unë jam marrë me sporte të tjera, me atletikë dhe me ski, por tenisin e kam patur ëndërr.

    Kur kam mbaruar studimet e larta, jam kthyer në qytetin tim dhe fatmirësisht ishte bërë një fushë tek shkolla Raqi Qirinxhi, dhe në Korçë ka patur të apasionuar të cilët ishin nismëtarët që bënë edhe fushën. Si edhe kanë filluar ta luajnë lojën e tenisit.

    U riktheva, kam kryer trajnime dhe kurse të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, dhe thashë “Pse jo, dhe në qytet ta ringrejmë prapë këtë sport”.

    Duket se fëmijët janë ata që kanë përqafuar më së shumti sportin e tenisit, por jo vetëm. Ka edhe të rritur në moshën mbi 50 vjeçare që gjejnë veten në këtë sport.

    Ervini tregon se çdo vit ky klub është në rritje sa i përket numrit të anëtarëve, por edhe arritjeve. Nëse e merr një herë raketën në dorë, nuk ndahesh më prej saj – thotë trajneri.

    “Është pritur jashtë mase mirë nga fëmijët, nga të rriturit, e shohim edhe nga numri që po luajnë. Nga viti në vit jemi në rritje, falë dhe fushave që janë bërë, janë nga më të mirat në Shqipëri.

    Do na duhet patjetër edhe një fushë e mbuluar që ky numër të rrijë edhe në dimër njësoj si në verë.

    Tenisi nuk njeh moshë, që në moshën 5 vjeçare e deri në moshën 100 vjeçare mund të luash tenis.

    Ne kemi patur një numër prej rreth 130 fëmijësh që ka arritur kulmin, por nuk lemë pa përmendur dhe të rriturit që po luajnë, mosha mbi 50 vjeçare.

    E kanë qejf, kur e prek raketën dashurohesh me këtë sport. Ka shumë që e kanë patur bezdi ta shikonin në televizion, por kur e kapin raketën dhe bëhen pjesë e tenisit, nuk tërhiqen më.

    E kuptojnë që ky sport të vë në lëvizje gjithë muskujt e trupit, dhe ndihen mirë dita ditës.”

    Qëllimi që u rikthye ky sport në Korçë është jo vetëm që të ketë sa më shumë pjesëmarrës. Një nga objektivat është të ketë edhe sportistë elitarë, gjë që aktualisht ka ndodhur në klubin “Tenis Korça”.

    “Ne e kemi nisur këtë sport për të rritur sa më shumë njerëzit që të merren me këtë sport. Kemi filluar që të kemi dhe shumë sportistë elitarë, aktualisht kemi kampion kombëtar në klubin tonë, plus dhe shumë fëmijë që janë me ekipin kombëtar dhe na përfaqësojnë qytetin dhe vendin jashtë saj.

    Jemi në ngritje e sipër, dhe dua të them që mund të jemi një nga klubet me më shumë njerëz në Shqipëri, pavarësisht se Tirana ka shumë popullsi, si dhe Durrësi, Shkodra, por jemi një nga klubet me më shumë anëtarë.”

    Nuk mund të mungojë nga ana e trajnerit edhe apeli që u drejtohet të rinjve të cilët duken se nuk e kanë fokusin e duhur në sport.

    Sipas Ervinit, tenisi është sport teknik jo aq i thjeshtë por aspak i pamundur. Nga sporti ke vetëm të mira – thotë ai – ndaj të gjithë duhet të afrohen pranë tij.

    “Tenisi është një sport teknik, nuk është shumë i thjeshtë për ta kapur teknikën, por s’është sport i pamundur. Këtu të gjitha moshat arrijnë ta kapin si sport.

    Thirrje bëj që duhet patjetër ta provojnë dhe të merren më sport. Të largohen larg veseve, larg lokaleve, larg telefonave.

    Sepse e vemë re, që kur fëmijët afrohen këtu, e kanë orarin 3-4, por nuk largohen derisa mbyllet stërvitja në darkë. Kështu që afrohuni pranë sportit, sa më shumë të merremi me sport, aq më të shëndetshëm jemi. Shoqëria është ideale në sport, kështu që vetëm të mira ke nga sporti.”

    Tenisi është një nga sportet që duhet t’i jepet më shumë promovim, pasi mbetet një sport shumë i veçantë, dhe ka mjaft të apasionuar ndaj tij.

    Korça nuk ka vetëm futboll, nuk ka vetëm volleyball apo basketball, ka edhe tenisin që ne dukje mund të jetë sport i thjeshtë por konsiderohet i një teknike të vështirë.

    ​E pse mos ta provoni veten edhe në tenis? Mundësinë e keni, në “Tenis Korça” me trajnerë profesionistë si Ervin Rota, e duke u stërvitur për tu bërë nesër sportist elitar.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas kryesore
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Përmbytjet në fushën e Korçës kërkojnë plane të reja nga bashkitë

    June 27, 2026

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Konferenca shkencore: “Vlerësimi i njohurive lokale tradicionale etnobotanike në Bashkinë e Kolonjës – kontribut për ruajtjen e diversitetit biokulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm”

    June 23, 2026

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Buka e vjetër – Florenc Tabaku, Mimi Kodheli dhe Edi Rama

    June 12, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.