Në ambientet e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Korçë ka nisur sot trajnimi i vazhdueshëm për stafin policor, në kuadër të përmirësimit të kapaciteteve profesionale dhe rritjes së standardeve në trajtimin e personave në konflikt me ligjin.
Ky trajnim përbën një hap të rëndësishëm drejt profesionalizmit dhe forcimit të sigurisë në sistemin penitenciar. Ai u drejtua nga trajneri lokal për stafin e burgjeve, z. Dejan Selman, i cili ndau me pjesëmarrësit praktika dhe përvoja të dobishme që kontribuojnë në rritjen e efikasitetit dhe etikës në punë.
Trajnimi është pjesë e një programi të vazhdueshëm të ndërmarrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, që synon përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në institucionet e vuajtjes së dënimit në Shqipëri.


