Ka filluar procedimi penal për një 38 vjeçar nga fshati Burimas i Pogradecit pasi po transportonte lëndë drusore për ngrohje pa dokumentacionin përkatës.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale të transportimit të lëndës drusore pa dokumentacion
–Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Ç., 38 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi në afërsi të Qafë Thanës, është kapur nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me një kamionçinë tip “Benz”, një sasi drush zjarri, pa dokumentacionin përkatës, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


