Drejtoria Vendore e Policisë Korçë njofton se shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë ndërhyrë në tre raste të veçanta kanosjeje, të kryera përmes thirrjeve dhe mesazheve telefonike.
Në kuadër të hetimeve, është shpallur në kërkim shtetasi I. B., 36 vjeç, banues në Pogradec. Ai dyshohet se ka kanosur një shtetas 42-vjeçar nëpërmjet telefonit, për motive të dobëta. Policia po punon për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Gjithashtu, është proceduar penalisht shtetasi L. N., 47 vjeç, banues në fshatin Starje, i cili akuzohet për kanosje ndaj një 40-vjeçari, gjithashtu përmes mesazheve në celular.
Ndërkohë, shtetasi A. P., 56 vjeç, ka kallëzuar në polici se është shqetësuar nga thirrje të vazhdueshme në telefon nga një shtetas ende i paidentifikuar. Policia po vijon punën për të zbardhur identitetin e autorit dhe për ta vënë përpara përgjegjësisë ligjore.
Materialet për të tre rastet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.


