Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Tregimi i së dielës “Pjata bosh”

    Kulturë December 24, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    PJATA BOSH…

    Aleko ka mote e mote që kafen në mëngjes e pi vetëm. U bënë mbi pesë vjet që rri ngulur te tavolina e kuzhinës me filxhanin para dhe si film i shfaqet jeta e tij. Që kur u njoh me Norën,kur u fejua,dasma e tyre dhe vajzat që lindën afër e afër njëra-tjetrës sa shpesh i ngatërronin me binjake. Tani ato u rritën. Nora i la kur ishin në klasën e gjashtë njëra,Mira, e në të shtatën tjetra,Gresa. Pësoi infarkt një mbasdite kur po shihnin film në tv e s’arriti dot as deri te dera e ashensorit për të shkuar në spital. Dha shpirt duke parë në sy Alekon e duke buzëqeshur. Iku e lumtur,thoshte Aleko ato ditët kur erdhën plot miq e shokë për ngushëllim. Rrodhën vitet e nuk u mësuan me mungesën e saj. Vajzat qanin ditën,por edhe në gjumë. Aleko lotonte kur ndodhej vetëm në shtëpi. Trishtimi u bë rregjimi i krejt familjes. Ashtu si një qytet errësohet kur dielli fshihet pas reve.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Por nga dita në ditë jeta u dha këshilla lehtësimi si një aspirinë që e pimë kur na dhemb pak koka. Te tavolina e ngrënies me katër karriket e bardha atje ku ulej Nora u vu një pjatë me lugë e pirun anash dhe nuk u prek me dorë,nuk e lëvizën hiç. Dukej sikur në çdo vakt ata drekonin a darkonin të katërt. Sa ndonjëherë Alekos i shpëtonte goja e sa ngrinte gotën e ujit thoshte:

    -Nora,gëzuar!

    Ato çaste sillnin ngazëllim,por ishin dhe melhem për dhimbjen e tyre. Një ditë vajza e madhe te karrikja e Norës vuri një golf të saj. Atë që ajo e pati blerë në një udhëtim familjar që bënë në Paris. Ishte ngjyrë blu si sytë e shkruar të saj. Gresa në fillim e vuri mbi karrike,më pas ndërroi mendje. E veshi karriken me bluzën,sikur të qe njeri. Nga që gryka e golfit qe e gjatë dilte mbi spinore dhe nga larg dukej sikur atje qe ulur një fëmijë e po drekonte me familjen. Gresa e përqafoi krejt karriken bashkë me golfin e mes një mallëngjimi u shpreh:

    -Mamaja ime,e vogla ime!

    Nga ai moment golfi u bë pronari i karrikes. U krijua një mjedis si atëhere,me familjen që kish babain,dy vajzat,por kish edhe mamanë. Ja kjo me bluzë është ajo,ngushëlloheshin. E ditë pas dite mendja u bënte ushtrime të tilla,lehtësime të dramës që i gjeti. Nënë nuk të bëhet kush,por dhe me fatin nuk luftohet,i këshillonte hallë Meri,motra e Alekos. Vërtet me fatin nuk luftohet,me fatin bashkëjetohet. Plagët shërohen edhe duke i lëpirë nga pak çdo ditë,duke gjetur ngushëllim te kujtimet e bukura të mbushura me dashuri. Kjo fjalë,fjala dashuri pra, kishte ca kohë që po zinte vend te gjendja emocionale e vajzave. Të dyja shpesh çuçurisnin te dhoma e tyre për trokitjet te zemra që u bënin djemtë e shkollës. Përmendnin emra,qeshnin,u skuqej fytyra,u shkëlqenin sytë e flinin me ëndërra mbushur me princër e me ujvara. Deri sa një ditë gati në një kohë pyetën njëra-tjetrën:

    -Moj,po babi a po dashuron dikë,a po troket dhe ai në ndonjë zemër?

    Kaq,nuk dhanë përgjigje,por në mendje futën algoritmin;babai 45 vjeç,i pashëm,inxhinier,me edukatë të dukshme. U erdhi përgjigja më logjike,babai do dikë me siguri,babain e do dikush patjetër,por mbase ai ka ndroje prej nesh apo prej Norës. I duket sikur tradhëton dashurinë e gruas që iku lart. Vajzat si vajzat shkuan dhe pyetën hallë Merin. Ajo ua preu shkurt,as që bëhet fjalë,o goca. E pas tre ditësh u tregoi,Aleko disa herë ka pirë kafe me Olën,me një inxhiniere të re të porsa emëruar në ministri. Gresa dhe Mira zhbiriluan më tej. Mësuan që Ola ishte shumë vite më e vogël se babai. Ajo u duk aq elegante dhe aq e bukur sa vërtet Aleko ishte i pashëm,por si çift dukeshin,babai me të bijën. Nuk ia zunë me gojë Alekos,ama te karrikja e Norës mbi bluzë vendosën edhe një xhaketë të saj. Ai kur e pa u çudit. Donte të pyeste,por Gresa ia shkoqiti pak ashpër:

    -Më duket se këto ditë mamaja ka ftohtë.

    Hallës ia treguan simbolikën. Shtuam xhaketën që ta mësojë babai se nuk duam që ai të lidhet me Olën,i thanë. E javë të tëra asnjë lajm. Deri sa një ditë,jo halla,por Irma,një kushërira e tyre,u tha:

    -Pashë dje në drekë Alekon me zysh Bertën në Patok.

    Berta qe mësuesja e matematikës në gjimnaz. Edhe ajo ishte e ve,i kishte vdekur burri në një aksident. Por vuante më shumë nga që atë ditë në makinë ishte dhe Tomi,djali i vetëm. Dy vdekje në ca minuta. Një tmerr i vërtetë. Edhe vajzat,edhe Aleko e vuajtën këtë tragjedi. Se Berta ishte shoqja e ngushtë e Norës. Të dy familjet herë pas here organizonin festa dhe udhëtime. Ishin si një shtëpi e madhe dmth.

    Nisën vajzat të ëndërronin,të besonin,diçka e mirë do ndodhte. Mes këtyre dëshirave të fshehura halla u tha:

    -Më tha babai,nesër do u flasë për Bertën,do u kërkojë lejë dmth.

    Ato gati sa nuk e shpërthyen fjalën,po. Por heshtën,panë karriken me golfin e iu daravit triumfi. Pritën me ankth darkën. Shtruan tavolinën. U ul Aleko, hodhi sytë përballë,pa pjatën bosh të Norës,u gëlltit nga një dhimbje që po i ngjitej në lukth. Ngriti sytë më lart e iu shfaq karrikja pa bluzë. Shqeu sytë. Ishte hera e parë që ajo karrike rrinte xhveshur,lakuriq. U trondit e shpejt hodhi sytë nga vajzat. Ato u ngritën në këmbë. Gresa kishte veshur golfin e mamasë,bluzën e karrikes dmth. Mira u afrua te i ati dhe i tha:

    -Ba,ne jemi dakort që të martohesh me Bertën. Madje u gëzuam shumë.Ajo do ulet te karrikja e mamasë,ndërsa ne herë pas here do të veshim rrobat e mamasë që të të themi,o ba,Berta është gruaja jote,por Nora është nëna jonë.

    Ai heshti. U tha me rrokje fjalët e hallë Merit:

    -Vajza,e di,nënë nuk të bëhet kush. Ama shoqja e ngushtë e mamasë mund të bëhet një pasqyrë ku ju të shihni gjallë mamanë. Ta shihni çdo çdo ditë atë që kishte dhe vishte bluzën golf në ngjyrë blu.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Kapshticë/ Kapet në kufi 41-vjeçari në kërkim për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit

    December 31, 2025

    Muzikali “Katedralja” në skenën e teatrit “Andon Z. Çajupi” të Korçës

    December 30, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Agron Jaçe, maliqari që i dha shumë Skënderbeut

    June 21, 2023

    Ballço “ikona” që nuk shuhet kurrë… Është mbi 70 vjeç dhe tregoi që nuk jeton dot pa futbollin

    June 17, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.