“Origjina dhe Artizanati” është ekspozita e veçantë që është çelur tek Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, me thurrje dhe endje nga duart e arta të Bruna Zguros.
Thurrja është një nga elementët më tradicionalë të kulturës sonë, e cila ende sot ruhet me fanatizëm si një shembull i bukurisë dhe trashëgimisë sonë kulturore.
Artizanët e vjetër të Korçës, zonjat duararta si Bruna Zguro kujdesen dhe i ruajnë me shumë pasion zanatet e trashëguara brez pas brezi.





