Qarku Korçë/Ndalohet një shtetase, për veprën penale të prostitucionit
E dënuar me 7 vjet burgim, për shfrytëzim për prostitucion, në rrethana rënduese, ndalohet në PKK Kapshticë, 55-vjeçarja e shpallur në kërkim.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim Fëllëzë Saliaj, 55 vjeçe, banuese në Patos.
Gjykata e Apelit e Vlorës ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Fierit për dënimin e kësaj shtetaseje, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi për prostitucion”, në rrethana rënduese. Në vitin 2005, shtetasja Fëllëzë Saliaj ka shfrytëzuar për prostitucion, një shtetase tjetër.
Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


