Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Ulet numri i maresave, studiuesit: “Do thellohet raportit negativ mes kontribuesve dhe përfituesve në skemën e sigurimeve shoqërore”

    Sociale May 17, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Sociologët vërjenë se në prag të një martese, hyjnë disa faktorë në lojë, ku kryesoret janë, puna, të ardhurat dhe strehimi.

    Zhvillimet e vrullshme social-ekonomike në Shqipëri, gjatë viteve të fundit, kanë sjellë pasiguri të mëdha në radhët e të rinjve. Duke u bazuar në statistikat zyrtare, sociologët thonë se rënia e ndjeshme e numrit të martesave dhe rritja e numrit të divorceve, e vendosin familjen shqiptare në krizë. Sipas tyre papunësia e lartë në radhët e të rinjve me afro 20%, emigracioni, dhe informaliteti në ekonomi janë arsyet kryesore që ata e shtyjnë moshën e martesës. Studiuesit thonë se pasojat e këtij fenomeni do të sjellin plakjen e popullsisë dhe thellimin e raportit negativ mes kontribuesve dhe përfituesve në skemën e sigurimeve shoqërore. Zyrtarët thonë se kanë marrë masa për të rritur punësimin dhe sigurinë e të rinjve në tregun e punës, por efekti i tyre për ekspertët është ende i ulët.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Në Shqipëri gjatë viteve të fundit po vihet re një fenomen shqetësues për studiuesit e zhvillimeve shoqërore, ai i rënies së numrit të martesave. Në dekadën e fundit ato janë tkurrur me rreth 18% krahasuar më atë paraardhëse, dhe po kaq në vitin 2021, ose me rreth 4 mijë më pak, krahasuar me mesataren e 5 viteve të fundit.

    Studiuesit mendojnë se të rinjtë sot e shtyjnë moshën e martesës të kushtëzuar nga disa faktorë, që lidhen me karrierën, arritjet profesionale, punën dhe të ardhurat financiare. Sipas statistikave të INSTAT, sot papunësia në radhët e të rinjve të moshës 15 deri 29 vjeç është mbi 20%, ose 10 pikë përqindje më e lartë se niveli i papunësisë në tërësi. Këto tregues sipas ekspertëve ulin mundësitë për krijimin e familjes dhe të sjelljes në jetë të fëmijëve.

    Zëri i Amerikës pyeti disa qytetarë, mes tyre dhe të rinj, mbi këtë fenomen. Ata veçuan si pengesën kryesore, për krijimin e martesës, mundësitë e kufizuara ekonomike.

    “Pyetja që ne shtrojmë është: A është e mundur që me të ardhurat mesatare ne të garantojmë mundësinë e të paturit të një çatie mbi kokë? Kërkohet një siguri kontraktuale. A është e mundur që ne sot të garantojmë këtë siguri kontraktuale?

    “Fillimisht ne duhet të sigurojmë nevojat më bazike dhe nevojat për siguri. Nevojat për siguri përkthehen në nevojë për një kontratë pune të sigurt dhe nevojë për një strehë të sigurt”- u shpreh për Zërin e Amerikës Ela Tollkuçi, psikologe sociale.

    “Në fakt ne kemi vërejtur se ka një disbalancë shumë të madhe mes të ardhurave që kanë të rinjtë sot dhe asaj çfarë ata duan të krijojnë në të ardhmen e tyre. Dhe kjo ndonjëherë bën që ata të ndihen të paplotësuar”– tha për Zërin e Amerikës, Arjana Muçaj, Shefe e Departamentit të Pedagogji – Psikologjisë në Universitetin e Tiranës.

    Sipas tyre ka nisur të zbatohet një program për Kodimin, që parashikon subvencionimin nga buxheti i kurseve për të rinjtë në këtë fushë, gjithashtu dhe ofrimin e kurseve falas për profesione të kërkuara në treg si hoteleri turizëm, grafik dizajn dhe aftësi digjitale. Mbështetje ofrohet edhe për çeljen e bizneseve të reja, dhe 50% e përfituesve, thonë zyrtarët, aktualisht janë të rinj.

    Gjithashtu dhe bizneseve që punësojnë të rinj të papunë u subvencionohet gjysma e pagës për ta. Sipas tyre, fokus të veçantë këtë vit do ketë një program që aplikohet edhe ne vendet e BE, ai i garancisë rinore.

    “Garancia rinore parashikon ofrimin e një mundësie punësimi brenda 4 muajve, trajnimi ose edukimi për çdo të ri që është jashtë tregut të punës, pra i papunë, nuk është në një formim profesional ose nuk është në një proçes edukimi”- u shpreh për Zërin e Amerikës, Klevis Hysa, Drejtor i Agjensisë Kombëtare të Punës dhe Aftësimit.

    “Nuk martohen sepse nuk janë të sigurt, shtëpi s’kanë, punë s’kanë dhe nuk kanë siguri për jetën”- vijoi Xhevat Hysenaj, qytetar nga Tirana.

    “ Pengesë është ekonomia e dobët, tradhëtia. Të rinjtë nuk i besojnë më martesës, dashurisë, besimi është shkëputur. Ka shumë faktorë që nuk arrijnë sot të rinjtë njerëzit të binden për martesën”– tha për Zërin e Amerikës Anxhela Kollozaj, studente.

    Bashkia më e madhe në vend, ajo e Tiranës, prej 5 vitesh ofron disa lehtësira në strehim për ciftet e reja 25 deri 35 vjeç. Autoritetet lokale në kryeqytet u ofrojnë atyre kredi të buta, duke subvencionuar interesat e kredisë në blerjen e një banese. Deri tani kanë përfituar mbi 1 mijë çifte të reja thonë zyrtarët.

    “Çiftet e reja janë prioritet dhe tek programet e reja të strehimit, siç janë bonusi i qerasë dhe banesat sociale, edhe pse realisht në disa programe synojmë shumë që një pjesë e mirë të jenë dhe persona që janë pa të ardhura ekonomike apo nga grupime të tjera sociale, por gjithsesi çiftet e reja janë prioritet”– u shpreh për Zërin e Amerikës, Anisa Subashi, drejtore e Shërbimit social në Bashkinë e Tiranës.

    Por sociologët thonë se kostot e jetesës po rriten çdo ditë, në raport me mundësitë. Qeveria ka njoftuar rritjen e pagës mesatare në rreth 900 euro ose me 67%, ka rritur pagën minimale, pagën në disa sektorë publikë, por statistikat e papunësisë në radhët e të rinjve me 20% i zbehin këto nisma.

    Ekspertët e lidhin numrin në rënie të martesave me pasigurinë në tregun e punës si emigrimin në shkallë të lartë të të rinjve. Sipas të dhënave të INSTAT, rreth 110 mijë apo afro 64% e shtetasve që kanë emigruar në vitet 2011-2019, janë të rinj të moshës 15-34 vjeç. Studiuesit thonë se pasojat në shoqëri do të jenë të mëdha, nëse të rinjtë vendosin gjithnjë e më pak martohen, të shtyjnë moshën e martesës, apo të largohen nga vendi.

    Emegjithatë në radhët e të rinjve përtej hezitimeve dhe pasigurive për të krijuar martesë ka ende besim tek ky institucion.

    “Unë e mbështes martesën, pavarësisht se ajo mund të vijë me disa disavantazhe, por pa disavantazhe nuk ecet, pa krijuar familje nuk ecet në jetë. Ne duhet të mendojmë që të vazhdojë shoqëria. Familjet e rregullta formojnë fëmijë më të rregullt”– vijoi Gresilda Merkaj, studente.

    Studiuesit vënë re me shqetësim se rënia e numrit të martesve po shoqërohet dhe me rritjen e divorceve, tregues që sipas tyre e vendosin familjen shqiptare në krizë. Zhvillimet e vrullshme social-ekonomike në vend, emigrimi, papunësia, informaliteti në ekonomi, kanë sjellë pasiguri të shumta,- thonë ata, ndaj martesa nuk është në planet e të rinjve.

    Kostot e kësaj krize kanë filluar të ndihen me rënien e numrit të lindjeve në vend, rritjen e moshës mesatare të popullsisë, pra plakjen e popullsisë, mungesën e fuqisë punëtore dhe raportin e zhdrejtë mes kontribuesve dhe përfituesve në skemën e sigurimeve shoqërore. Këta faktorë e dëmtojnë shoqërinë në terma afatgjatë, argumentojnë studiuesit, ndaj dhe masat e ndërmarra për parandalimin e tyre kanë ndikim të ulët në shoqëri.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Pagesa e taksës së mjeteve tashmë 100% online në e-Albania: më pak kohë, më pak kosto, më shumë lehtësi për qytetarët

    January 17, 2026

    Rinovimi i dokumenteve të identifikimit në çdo zyrë IdentiTek, pa kufizim nga vendbanimi

    January 14, 2026

    Kapshticë/ Kapet në kufi 41-vjeçari në kërkim për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit

    December 31, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.