Duke filluar nga mëngjesi i sotëm dhe deri mëngjesin e të enjtes shërbimi doganor në pikat e kalimit kufitar me greqinë nuk ofron asnjë lloj shërbimi për shtetasit shqiptarë dhe të huaj. Shkak është bërë protesta e sindikatave greke të cilat kërkojnë kushte më të mira pune.
Në kushte të tilla nuk lejohet kalimi i mjeteve të tonazheve të rënda, autobusëve, taksi dhe çdo mjet tjetër privat. Lejohet vetëm kalimi i shtetasve pa bagazhe.
E njëjta situatë paraqitet edhe në dalje nga shtetit grek në drejtim të vendit tonë, shtetas të cilët nuk janë lejuar të udhëtojnë me mjete private edhe në raste fatkeqsish.
Burime të siguruara pranë stacionit të policisë kufitare kapshticë thanë se policia greke vijon punën normalisht.