Kjo është e vetmja pishëz e cila mbijeton në lartësinë rreth 2000 m mbi nivelin e detit kur je duke ngjitur shtegun e Malit të Thatë.
Edhe pse është zona e brezit të kullotave alpine dhe bimësia përbehët kryesisht nga shkurre dhe barëra të cilat për shkak të temperaturave të ulta, erërave të forta por edhe borës janë podhuajse në nivelin e tokës, kjo pishëz mbijeton.
Qëndron aty, stoike, e vetme, përbri shtegut që të çon drejt majës së malit si për tu dhënë kurajo vizitorëve dhe simbolikisht duke nënkuptuar mesazhin motivues të natyrës:
“Vazhdoni rrugën edhe pse erërat dhe stuhitë do përplasen me ju teksa ngjiteni drejt majës!”



