Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC), në bashkëpunim me Fondacionin “Konrad Adenauer (KAS) nisën këtë mbrëmje në Tiranë Ditët e Kujtesës. Ekspozita fotografike “Rrugëtime të Papritura të Jetës” me portrete dhe histori të ish-të përndjekurve politikë u çel në mjediset e Piramidës, ish muzeu i diktatorit Enver Hoxha.
Drejtuesja e Institutit Jonila Godole, thotë se edicioni i dhjetë i Ditëve të Kujtesës është një platformë e rëndësishme për dialogun mbi të kaluarën komuniste në Shqipëri.
Veprimtaria u organizua bashkë me fotografin e njohur koreano-gjerman Dong-Ha Choe më 19 shkurt te Piramida, si ekspozitë me portretet e 41 të përndjekurve politikë.
Falë përvojës personale dhe ndjeshmërisë së tij për këtë temë, Dong-Ha ia ka dalë t’u japë zë dhe fytyrë këtyre njerëzve që rrezikojnë të mbeten të padukshëm në histori.
Urim Elezi nga Floqi i Korçës, i burgosur në vitin 1963, për tentative arratisje. ishte 20 vjeç kur u dënua, duke kaluar nëpër kalvarin e gjatë të vuajtjeve për 26 vjet rresht në burgjet e diktaturës, prej nga doli i verbuar prej torturave dhe me trauma te tjera të shumta.


