Shfaqja me kukulla “Vajza e Luleve” është rikthyer për vogëlushët e Korçës, duke sjellë një botë plot fantazi dhe mesazhe edukative.
E përshtatur dhe vënë në skenë nga regjisorja Shegushe Bebeti, kjo shfaqje jo vetëm që argëton fëmijët, por edhe u mëson vlera të rëndësishme përmes një rrëfimi tërheqës.
Interesi i vogëlushëve për ta ndjekur ka qenë i madh. Disa prej tyre e ndoqën për herë të parë, ndërsa shumë të tjerë kanë qenë pjesë e çdo shfaqjeje të mëparshme.
“Vajza e Luleve” do të vijojë të emocionojë të vegjlit edhe ditën e diel, duke u dhuruar atyre një përvojë të paharrueshme artistike.


