Një 55 vjeçar është arrestuar nga Forcat Shqiponja pasi është konstatuar se personi në fjalë po drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas për veprën penale të drejtimit të automjetit në gjendje të dehur
-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. C., 55 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq, pasi u kap nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.