Devolli ka qenë bastion i demokratëve dhe në këto zgjedhje ata kanë dhënë një rezultat të ulët për koalicionin “Bashkë Fitojmë”.
Bashkia e Devollit do të drejtohet nga kryetari aktual, Eduard Duro, një socialist i devotshëm.
Por nuk mbaron këtu, pas mbarimit të numërimit të votave për këshillat bashkiakë, devollinjtë tregojnë që janë “maviosur”.
Partia Socialiste merr 9 mandate për këshillin bashkiak dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë” vetëm 4.
- PS 9 këshilltarë;
- BF 4 këshilltarë;
- PD 2 këshilltarë;
- PAA 1 këshilltar;
- PLL 1 këshilltar;
- PDIU 2 këshilltarë;
- Balli Kombëtar 1 këshilltar;
- I pavarur 1 këshilltar.