Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e së mërkurës në Devoll, ku një i moshuar ka ndërruar jetë në banesën e tij.
Sipas informacioneve zyrtare, më datë 23 korrik 2025, rreth orës 12:30, ka ndërruar jetë shtetasi A. G., 86 vjeç. Dyshohet se shkak i vdekjes kanë qenë shkaqe natyrale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


