DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas, për veprën penale të dhunës në ambientet e komisariatit.
-Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit N. T., 40 vjeç dhe N. T., 37 vjeç (vëllezër), banues në fshatin Zvirinë, Maliq, pasi në ambientin e Komisariatit të Policisë Maliq, ku këta shtetas ndodheshin për t’u sqaruar në lidhje me një problematikë, kanë kundërshtuar me dhunë dhe kanë fyer për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


