Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Vetëm 34 vjec, Gabriel Attal kryeministri më i ri (dhe gay) në historinë e Francës!

    Bota January 9, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në moshën 34 vjecari, Gabriel Attal është emëruar kryeminister i Francës në mesin e përpjekjeve të Emmanuel Macron për të energjizuar presidencën e tij, një lëvizje kjo që ndërkohë e kthen Attal edhe në shefin më të ri të ekzekutivit në historinë moderne të vendit, duke kapërcyer edhe socialistin Laurent Fabius, i cili ishte 37 vjeç kur u emërua nga François Mitterrand në 1984.

    Attal zëvendëson Élisabeth Borne, e cila ka dhënë dorëheqjen pas 20 muajsh në detyrë.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Gjatë gjithë asaj kohe ajo luftoi me mungesën e shumicës në parlament.

    Gabriel Attal, i cili aktualisht është ministër i Arsimit, sigurisht që bën një takim që bie në sy.

    Ai tani do të ketë detyrën të udhëheqë qeverinë franceze në zgjedhjet e rëndësishme të Parlamentit Evropian në qershor.

    Me dorëheqjen e Borne, asgjë nuk ndryshon

    Kryeministrja franceze, Elisabeth Borne, në mbrëmjen e ditës së djeshme, ka dhënë dorëheqjen. Lajmi filloi të qarkullonte menjëherë pas drekës së 3 janarit midis Presidentit Macron dhe Borne. Më pas presidenti e kaloi fundjavën në rezidencën e Lantnerne në Versajë për të gjetur zgjidhjen më të mirë për vendin, por mbi të gjitha për veten.

    Kështu që ndryshimi ishte pothuajse i sigurt duke parë edhe vështirësitë në të cilat ndodhet Macron në garë për mandatin e tij dy vjeçar, veçanërisht pasi ligji i ri i imigracionit u miratua me votat e Kuvendit Kombëtar, duke ndarë shumicën e tij.

    Roli i kokës së turkut për kryeministrat francezë ka qenë pothuajse traditë e të gjithë Presidentëve në vështirësi elektorale. Macron kësaj radhe ka nevojë të tërheqë një elektorat të djathtë.

    Elisabeth Borne qëndroi në detyrë si kryeministër për më pak se dy vjet. Kryeministri i ri pritet të shpallet sot vonë në mëngjes. Sipas mediave, favorit i madh është 34-vjeçari Gabriel Attal, ish-zëdhënës i Matignon (selia e qeverisë) dhe aktualisht ministër i Arsimit, ndërsa dy kandidatët e tjerë të mundshëm janë ministri i Forcave të Armatosura, Sébastien Lecornu dhe ish-ministri, Julien Denormandie.

    Borne do të qëndrojë në krye të çështjeve aktuale derisa të emërohet pasuesi i saj.

    Si do të jetë riorganizimi? Në realitet ndryshimi i një kryeministri nuk e transformon situatën e përgjithshme, dhe me shumë gjasë arkitektura e qeverisë do të mbetet po e njëjtë.

    “Kushdo që merr detyrën nesër në Hotel de Matignon do të ketë një sërë dërrmuese të emergjencave politike në tryezën e tij”, shkruan e përditshmja konservatore “Le Figaro”, duke kujtuar se mënyra e këtij riorganizimi “është e shpejtë dhe periudha është serioze”.

    Përsa i përket Brukselit dhe kryeqyteteve e tjera të BE-së, riorganizimi qeverisë nuk i shqetëson shumë. Në fakt, është presidenti ai që bën politikën e jashtme të Francës, përfshirë politikën evropiane. Më së shumti BE-ja do të hedhë një sy drejt Parisit për të kuptuar nëse do të ndryshojnë ministrat kryesorë, Punët e Jashtme, Financat, Mbrojtja dhe ajo e Brendshme.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026

    Dorian Potka, i riu që la emigrimin dhe ngriti akademi të arteve marciale në Korçë

    January 19, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    Nëna 34 vjeçare kërkon ndihmë: Më ka humbur djali

    December 13, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.