Dy vajza të talentuara italiane, tashmë banuese në Tiranë janë bërë virale në rrjet me një video të publikuar në profilin e tyre. Sara Paymán, ka ndarë në Facebook një video me kunatën e saj, ku shfaqen duke kënduar Bulevardi i Korçës, këngë mjaft popullore e kësaj krahine.
Vajzat i përkasin komunitetit të fesë Baha’i, një nga religjionet më të reja në botë. U themelua nga Baha’u’llah-u në Iran gjatë shekullit të 19-të dhe mëson vlerën thelbësore të të gjitha feve, unitetin dhe barazinë njerëzore. Si religjion i ri, fillimisht u njoh në Lindjen e Mesme, ndërsa tani ka rreth 5 deri në 7 milionë pasues të njohur si Baha’i. Pjesa më e madhe e tyre janë të përqendruar në Iran.
Mësimet e fesë Baha’i janë të ngjashme me besimet e feve tjera monoteiste, ku Perëndia konsiderohet i vetmi dhe i gjithëfuqishmi.
ced511c3-27c7-4f35-889d-d8741f463245