Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një çerdhe në Fushë Kosovë, ku një 3-vjeçar është dhunuar nga edukatoret.
Ngjarja ka ndodhur në një çerdhe publike dhe është denoncuar nga familjarët e të miturit, të cilët kanë publikuar dhe një video ku duket dhuna. Sipas familjarëve, i mituri dhunohet brutalisht jo vetëm nga edukatoret, por edhe nga kuzhinierja dhe pastruesja e çerdhes.