Fshati Shtyllë në njësinë administrative të Vithkuqit mund të cilësohet tashmë destinacioni më i ri dimëror. Kjo është pamja që merr fshati në stinën e dimrit është fantastike.
Aty dimri nis herët dhe ikën vonë dhe si i tillë duhet patjetër ta vizitoni. Në fshat vitet e fundit ka edhe shërbim për vizitorët, ti mund të qëndrosh 1 natë dhe të konsumosh edhe gatimet e zonës sigurisht me shoqërinë dhe mirësjelljen e banorëve të zonës.



Të shkosh drejt Shtyllës tashmë është më e lehtë pasi rruga është e asfaltuar deri në fshat madje edhe përtej tij. Do të shoqërohesh nga një pamje fantastike e ahishteve dhe bredhave si edhe disa liqene me pamje magjepsese gjatë rrugës për atje.
Është koha të zbuloni destinacione të reja ndaj edhe Kolibri.al ju sugjeron këtë herë Shtyllën e Vithkuqit.


