Vithkuqi është një nga zonat më të bukura në juglindje të vendit. Por krahas bukurive natyrore që zona ofron ajo mbart edhe vlera të mëdha kulturore e historike . Në fshat gjen njerëz mikpritës të cilët ruajnë me fanatizëm zakonet dhe traditat vithkuqare.
Zonjat punojnë shumë bukur e me finesë leshin, i cili përveç veshjeve shërben për të bërë qilima deri tek punimet e dorës me grep etj.
Të gjitha punimet e leshit këtu kanë një veçanti, pasi ngjyerja e fijes bëhet me shargjet e arrës, duke bërë të mundur që ngjyra të rezistojë me vite, psje jo edhe me shekuj.
Përveç punimeve të dorës, gratë e Vithkuqit kanë traditë edhe përgatitjen e zahireve të dimrit, duke qënë se dimri këtu është i gjatë dhe i ashpër.
Vithkuqarkat bëjnë gjithcka që traditën e gatimeve dhe të punimeve me dorë ta trashëgojnë edhe tek vajzat e reja dhe ja kanë dalë.
Vithkuqi dikur ka qënë një nga qendrat e banimit më zhvilluar në juglindje , me një nivel jetese për kohën e vet për tu admiruar, me shumë lagje, shkolla, kisha e manastire. Të gjitha këto mësipër ruhen edhe sot dhe falë tyre aty kanë nisur vizitat e turistëve vendas dhe të huaj, ndërsa bashkia Korcë e rendit si zonat që duhet vizituar patjetër.