Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi u kap në flagrancë duke vjedhur një karrocë në banesën e një të riu në Korçë. Hetimet e mëtejshme zbuluan se ai dyshohet edhe si autor i një tjetër vjedhjeje, ku kishte marrë një televizor nga banesa e një të moshuari.
Ndërkohë, policia ka proceduar penalisht edhe dy persona të tjerë për vjedhje dhe posedim të pajisjeve të dyshimta:
• A. Dh., 50 vjeç, banues në Biranj, Korçë, akuzohet se ka vjedhur një celular nga një grua 57-vjeçare.
• U. G., 24 vjeç, banues në Korçë, u kap me dy radio të ngjashme me ato të policisë, të cilat u sekuestruan nga uniformat blu.
Njoftimi i policisë;
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 34 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke vjedhur një karrocë në banesën e një 26-vjeçari. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas është dhe autor i vjedhjes së një televizori në banesën e 70-vjeçari.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
▪︎ A. Dh., 50 vjeç, banues në Biranj, Korçë, pasi dyshohet se ka vjedhur celularin e një 57-vjeçareje;
▪︎ U. G., 24 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, u gjetën dhe u sekuestruan 2 radio si ato të Policisë;
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbuluar nëse të dyshuarit janë të përfshirë në ngjarje të tjera kriminale.


