Skënderbeu fiton në shtëpi ndeshjen e parë të gjysmë finales së kampionatit kombëtar të volejbollit për femra.
Ndeshja në përgjithësi është kontrolluar nga volejbollistet e trajnerit Orlando Koja ku përjashtim bën vetëm seti i tretë që është fituar nga Skënderbeu me rezultatin 25-23.
Për t’u kthyer tek dy setet e para duhet thënë se korçarët i kanë mbyllur shpejt llogaritë me shkodranët pasi kanë fituar setin e parë 25-19 ndërkohë që kanë lëshuar pak në të dytin por e kanë mbyllur me fitore 25-19 dhe krejt takimin 3-0.
Ndeshja e dytë gjysmë finale luhet në Shkodër aty ku e për trajnerin e korçareve Orlando Koja shkodranët kanë tjetër ritëm ndaj e për këtë Koja nuk quan asgjë të mbyllur pa u luajtur edhe takimi i dytë.
Nga ana tjetër Partizani e Tirana luajnë gjysmë finalen tjetër të këtij sezoni, ekipe që ashtu si Skënderbeu kërkojnë finalen e madhe dhe titullin kampion.