Amerikania Kayla Williams është rikthyer në Korçë për t’u bashkuar vajzave korçare të Skënderbeut në volejbollin për femra.
Williams shkëlqeu sezonin e kaluar, duke u cilësuar një nga lojtaret më të mira të ligës.
Ky është postimi që kryebashkiaku Sotiraq Filo ka kryer për volejbollisten.
Rikthehet tek Skënderbeu volejbollistja Kayla Williams.
Një super përforcim për ekipin e Skënderbeut për të synuar kthimin e titullit kampion në Korçë.
Volejbollistja amerikane Williams ka qenë një nga pikat e forta të ekipit në sezonin e kaluar.


