Skënderbeu fiton ndaj Erzenit me rezultatin 3-2 në një ndeshje që ka patur rivalitet në të pestë setet e luajtura.
Kjo edhe për meritë të volejbollisteve të Skënderbeut dhe trajnerit të tyre Arben Prifti, që ka ditur të futë në “grackë” ekipin shijakas, një prej ekipeve më të mira të vendit.
Seti i parë ka shkuar në rivalitet deri në pikët 18-16 për Skënderbeun por me pas kanë qenë korçarët e rrjetës ata që i kanë mbyllur llogaritë duke fituar setin 25-17.
Edhe seti i dytë ka qenë i luftuar deri në pikët e fundit, set që është fituar nga miqtë me rezultatin 22-25. Në të tretin korçarët kanë diktuar deri në fund duke e çuar në 2-1 rezultatin e seteve, por në të katërtin janë shijakasit ata që barazpeshojne gjithë përsa i përket seteve të luajtura, duke fituar setin me rezultatin 20-25.
E kanë çuar lojën në set final! Set që duhet thënë se ka qenë i luftuar deri në fund por korçarët e kanë dominuar setin në 13-8 e me pas me 15-11, duke fituar ndeshjen me rezultatin 3-2.
Ky është takimi i tretë i ndeshjeve të Kupës së Shqipërisë dhe Skënderbeu dhe njëherë tjetër ka treguar se e duke luajtur me volejbolliste të rinj mbetet mes 4 ekipeve më të mira të kësaj loje