Gjykata e Korçës ka dënuar me 83 vite burg 4 të akuzuarit për vrasjen e Martin Cecos, përfshi këtu edhe Martina Pajollarin.
Familjarët e Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj, të dënuar me 25 dhe 23 vite burg kundërshtojnë për këtë vrasje pasi sipas tyre nuk janë këta autorët.
Ata tregojnë se natën e ngjarjes të dy kusburinjte Mollaj kanë qenë në banesë dhe jo në fshatin Kolanec, ku e banonte viktima.
Ata tregojnë se kanë komunikuar me Valter dhe Edlir Mollaj, të cilët janë duke vuajtur dënimin në burgun e Peqinit dhe asnjëri prej tyre nuk ka pranuar akuzën e ngritur nga prokuroria e Korçës.
Me 20 vite burg u dënua dhe Martina Pajpllari si dhe me 15 vite burg Bledi Angjo. Të 4 këta persona akuzohen për ngjarjen e vitit 2022, ku mbeti i vrarë 26 vjeçari Martin Ceco, trup i të cilit është gjetur në ujërat e rezervuarit Kolanec.
Ndërkohë nëna e Martina Pajollari tregon se ka gënjyer në deklaratën e saj për shkak të presionit të kryer nga oficeret e policisë gjyqësore.


