Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Vrasja e 20-vjeçarit pas sherrit, policia jep detajet

    August 8, 2026

    Vrasja e Johan Zukos në Korçë, dëshmitarja rrëfen ngjarjen

    August 8, 2026

    Dogana e Qafë Thanës bëhet me një ndalesë, inspektohen punimet

    August 8, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Vrasja e Johan Zukos në Korçë, dëshmitarja rrëfen ngjarjen

    Korçë August 8, 2026
    Vrasja e Johan Zukos në Korçë, dëshmitarja rrëfen ngjarjen
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Banorja e një pallati në Korçë, Kozeta Shakla, ka treguar momentet e para pas vrasjes me armë zjarri të 20-vjeçarit Johan Zuko, ngjarje e cila ndodhi në shkallët e katit të tretë të godinës ku ajo banon.

    Dëshmitarja sqaron se në momentin e krimit ndodhej në banesë me nënën e saj, kur ka dëgjuar një zhurmë të fortë që fillimisht e ka menduar si një aksident në shkallë. “Unë isha brenda në shtëpi. Për një moment dëgjova një zhurmë të madhe, sikur plasi diçka. I thashë mamit se do dal të shikoj çfarë po bëhet. Thashë mos ra ndonjë njeri nga shkallët, që t’i ndihmoja”, shprehet ajo.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Zbulimi i skenës së krimit në katin e tretë

    Sapo ka dalë nga dera e apartamentit, Shakla ka dëgjuar thirrjet për ndihmë të një fqinjeje. “Ajo gruaja e katit të tretë, te dera e saj ishte bërë ngjarja, thërriste me të madhe: ‘Aman, të lutem, lajmëroni policinë, ambulancën’,” tregon banorja, e cila më pas është ngjitur me vrap dhe ka parë trupin e viktimës të shtrirë barkas.

    Përballja me pamjen e të riut të plagosur rëndë ka qenë tronditëse. “Pashë djalin aty, njeri dy metra, djalë të shtrirë poshtë, të gjakosur. Pastaj i rridhte gjaku nga koka. Ishte tmerr”, rrëfen dëshmitarja, e cila shton se ka qenë ajo që ka komunikuar me urgjencën mjekësore. “Nuk e mblidhnim dot veten fare. Zbrita me vrap se më pyesnin nga ambulanca ku e kishit vendin. Pastaj erdhi policia dhe ikëm me ata”.

    Viktima i panjohur për banorët e pallatit

    Sipas dëshmisë së Kozeta Shaklës, 20-vjeçari Johan Zuko nuk ishte banor i asaj lagjeje dhe prania e tij aty ishte e panjohur për fqinjët. “Nuk e njohim fare. Nuk është i pallatit tonë. Nuk e di as ku banon. Thjesht e pashë aty”, thekson ajo.

    Ngjarja e rëndë ka lënë pasoja psikologjike te komuniteti i banorëve, pasi hapësira ku ndodhi krimi është një ambient i përbashkët familjar. “Ne këtu na luajnë fëmijët përditë. Është një tronditje e madhe. Është tmerr i Zotit”, shprehet Shakla, duke përfunduar me detajin që i ka mbetur në kujtesë: “Nuk e harroj dot. Nuk e preka me dorë, nuk e preka me dorë”.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Johan Zuko kozeta shakla kryesore policia e korces slide vrasje ne korce
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Vrasja e 20-vjeçarit pas sherrit, policia jep detajet

    August 8, 2026

    Dogana e Qafë Thanës bëhet me një ndalesë, inspektohen punimet

    August 8, 2026

    Vritet 20-vjeçari në Korçë, identifikohet i dyshuari për krimin

    August 8, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Vrasja e 20-vjeçarit pas sherrit, policia jep detajet

    August 8, 2026

    Vrasja e Johan Zukos në Korçë, dëshmitarja rrëfen ngjarjen

    August 8, 2026

    Dogana e Qafë Thanës bëhet me një ndalesë, inspektohen punimet

    August 8, 2026

    Vritet 20-vjeçari në Korçë, identifikohet i dyshuari për krimin

    August 8, 2026

    Vrasja në Korçë: 20-vjeçari dhe autori i dyshuar ishin shokë

    August 8, 2026

    Vritet me kallashnikov në Korçë efektivi i ushtrisë Johan Zuko

    August 8, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Vrasja e Johan Zukos në Korçë, dëshmitarja rrëfen ngjarjen

    August 8, 2026

    Dogana e Qafë Thanës bëhet me një ndalesë, inspektohen punimet

    August 8, 2026

    Vritet 20-vjeçari në Korçë, identifikohet i dyshuari për krimin

    August 8, 2026
    Më të klikuarat

    Kujtohet regjisori korçar Emil Bibolli në 61-vjetorin e lindjes

    August 3, 2026

    Skënderbeu teston forcat kundër grekëve të Panetolikos këtë të shtunë

    August 7, 2026

    Protesta e “Revolucionit Flamingo” vijon çdo ditë në Korçë

    August 2, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.