Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Nga Pogradeci, ministri i Bujqësisë: Do të ketë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga përmbytjet

    January 19, 2026

    Censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Pogradecit, rritje e ndjeshme e numrit të tyre

    January 19, 2026

    Dorian Potka, i riu që la emigrimin dhe ngriti akademi të arteve marciale në Korçë

    January 19, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Vrasja në Pogradec/ Avokati Beqiri: Policia korrekte. “Vrapimi” i Prokurorisë ngre pikëpyetje, gaboi me cilësimin e veprës penale në këtë fazë

    Aktualitet August 15, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Avokati Idajet Beqiri thotë se policia u tregua korrekte me referimin e materialeve në prokurorinë e Korçës për ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Pogradec, ku u dhunua për vdekje 42 vjeçari Egli Proga. Në një intervistë për “Tirana Live”, avokati thotë se “vrapimi” i prokurorisë për të bërë cilësimin e akuzës në një kohë kur po kryhen hetime ngre shumë pikëpyetje që duhet të hetohen.

    “E para, kemi të bëjmë me një masë sigurie, akuza ngrihet kur mbarojnë hetimet e çështjes dhe të shkojë në gjyq. Në rastin konkret, për mendimin tim, policia e shtetit, në referimin e veprës penale që ka bërë është korrekte në përcjelljen e materialit fillestar. Prokuroria, mbi bazën e provave, i kërkon gjykatës masë sigurie. Ka kërkuar “arrest në burg” por ka gabuar që ka bërë cilësimin juridik të veprës penale ‘vrasje nga pakujdesia’ në këtë fazë. Nuk duhet ta bënte. E para sepse nuk është momenti. Vrapimi për të bërë cilësimin juridik të veprës vë shumë pikëpyetje. E para mund të jetë paaftësi, e dyta “aftësi e tepruar”, për të mos thënë që mund të jetë edhe ndikimi i paligjshëm i shkallës së korrupsionit që të bësh një gjë që nuk duhet bërë.”, u shpreh avokati.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Një tjetër detaj që sipas avokatit ngre pikëpyetje është fakti që prokuroria ka kërkuar detyrim paraqitje për tre personat e arrestuar për moskallëzim krimi. Ai thotë se fakti që bëhet fjalë për vrasje, e rëndon më shumë pozitën e tyre. Beqiri shtoi se gjykata nuk mund të kërkonte një masë më të ashpër nga ajo që ka kërkuar prokuroria.

    “Ata nuk janë marrë si dëshmitare, por si persona që kanë dijeni për kryerjen e një krimi, dhe janë marrë me cilësinë e personit në hetim për moskallëzim krimi dhe derisa kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe mbi atë fazë do të shihet pozita e tyre në masë sigurimi. Në rastin konkret, derisa kemi hetim për moskallëzim krimi dhe krimi është vrasje, çfarë ka kërkuar prokuroria për këta, detyrim paraqitje. Nëse ka kërkuar këtë për këta tre persona për moskallëzim krimi dhe gjykata është e detyruar të japë detyrim paraqitje sepse nuk e rëndon dot në vendimin e saj masën e sigurisë nga ajo që kërkon prokurori. Mund ta zbusë masën e sigurisë por nuk e rëndon dot pozitën e tyre. Nëse ka thënë prokuroria për moskallëzim krimi masa të jetë detyrim paraqitje, ka një pikëpyetje të madhe nga prokuroria. Sepse për këtë moskallëzim krimi, varet se çfarë krimi nuk kallëzove. Nëse nuk kallëzove një vjedhje që pasojat nuk janë kaq të rënda sa vrasja, jepet masa e sigurisë më e lehtë. Kjo çështje, nga do që të vërtitet, duhet të analizohet fort dhe mirë se organi i akuzës arriti në këto përfundime që për mua profesionalisht janë të gabuara.”, shtoi Beqiri.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Nga Pogradeci, ministri i Bujqësisë: Do të ketë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga përmbytjet

    January 19, 2026

    Censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Pogradecit, rritje e ndjeshme e numrit të tyre

    January 19, 2026

    Dorian Potka, i riu që la emigrimin dhe ngriti akademi të arteve marciale në Korçë

    January 19, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Nga Pogradeci, ministri i Bujqësisë: Do të ketë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga përmbytjet

    January 19, 2026

    Censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Pogradecit, rritje e ndjeshme e numrit të tyre

    January 19, 2026

    Dorian Potka, i riu që la emigrimin dhe ngriti akademi të arteve marciale në Korçë

    January 19, 2026

    Dardha magjike e mbuluar nga dëbora

    January 19, 2026

    Goditi punonjësin e sigurisë në spitalin e Korçës, procedohet penalisht 40-vjeçari

    January 17, 2026

    Vjedhje milionëshe në postë, procedohen dy punonjëse në Devoll

    January 17, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Nga Pogradeci, ministri i Bujqësisë: Do të ketë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga përmbytjet

    January 19, 2026

    Censusi i shpendëve dimërues në Liqenin e Pogradecit, rritje e ndjeshme e numrit të tyre

    January 19, 2026

    Dardha magjike e mbuluar nga dëbora

    January 19, 2026
    Më të klikuarat

    Goditi punonjësin e sigurisë në spitalin e Korçës, procedohet penalisht 40-vjeçari

    January 17, 2026

    Vjedhje milionëshe në postë, procedohen dy punonjëse në Devoll

    January 17, 2026

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.